Instituti per Hulumtime dhe Politika Zhvillimore – POLIS ka mbajtur sesionin e dytë infomues për regjistrimin e popullsisë.
Në komunën e Mitrovicës u realizua takimi i dyte informues për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, duke synuar të informojë qytetarët për përfitimet e shumta që sjell ky proces për komunitetin lokal dhe më gjerë.
Gjatë sesionit, u theksua rëndësia e të dhënave të sakta dhe të përditësuara demografike dhe socio-ekonomike për planifikimin më të mirë të shërbimeve publike, si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
U shpjegua gjithashtu se regjistrimi ndihmon në zhvillimin e politikave dhe strategjive efektive që adresojnë nevojat reale të popullatës, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për të gjithë banorët e Mitrovicës dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.