14.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

“Në mëngjes folëm si gjithmonë …”, reagon miku i Festim Isufit pas ngjarjes tragjike

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

I njëjti ishte stilist i njohur mode. Miku i tij Krenar Shala, ka treguar se ka biseduar me të pak para se të vdiste.

Ai tha se do ta kujtojë Isufin si shok të mirë dhe si frymëzim.

“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet”, shkroi ai.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

 

Të ngjashme

Të fundit