2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Në Maqedoninë e Veriut, shkollat në gjuhën shqipe po vazhdojnë të zbrazen

- Advertisement -

Në Maqedoninë e Veriut, shkollat në gjuhën shqipe po vazhdojnë të zbrazen.

Kjo për shkak se shumë familje po ikin drejt Perëndimit. Ekspertët e arsimit vlerësojnë se shpërngulja e nxënësve dhe familjarëve të tyre nga vendi bëhet për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik dhe padrejtësive  që u bëhen gjatë punësimeve.

Shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të zbrazen. Vetëm në gjysmë vjetorin e parë, në Tetovë kanë marrë fletëshpërngulje 158 nxënës, të cilët janë larguar me prindërit e tyre drejt vendeve të perëndimit, për një jetë më të mirë.

“Deri tash në përfundim të gjysmë vjetorit kanë marr flet shpërngulje 31  nxënës nga shkollat e mesme për tu larguar në perëndim  dhe 128 nxënës të shkollave fillore kjo i vjen se 158 nxënës kanë marr flet shpërngulje në gjysmë vjetorin e parë”, tha për RTK Validin Ademi, nga sektori i arsimit  në Tetovë.

Gjendja e njëjtë paraqitet edhe nëpër komunat e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ekspertët e arsimit vlerësojnë se shpërngulja e nxënësve dhe familjarëve të tyre nga vendi bëhet për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik dhe padrejtësive  që u bëhen gjatë punësimeve.

“Pse ndodhën kjo dukuri. Dihet pra, standardi i ulët, zhvillimi i ulët ekonomik në shtet,padrejtësitë institucionale të cilat bëhen për punësimet e personave. Padrejtësi të tjera në drejtësi dhe vlerësimi i ulët i meritokracisë”, tha Satki Ismaili, ekspert i arsimit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e fundvitit, duke folur për ikjen e popullsisë nga vendi, kërkoi nga Qeveria që urgjentisht të përgatisë strategji demografike.

Sipas statistikave, vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit janë larguar drejt vendeve të Perëndimit rreth 1 milion qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit