Në Ligën së Evropës, sonte, është kualifikuar edhe ekipi spanjoll, Real Sociedad, i cili sonte e mundi FC Midtjylland, me rezultat 5-2, ndeshja e parë kishte përfunduar gjithashtu me fitore 2-1.
Edhe ekip turk, Fenerbahçe, me barazimin e sotëm si mysafir, kundër ekipit holandez Anderlech me rezultatin 2-2, ka siguruar kualifikimin pasi që ndeshjen si vendas kishte fituar 3-0.
Ndeshja kthyese e Ligës së Evropës ndërmjet Anderlechtit dhe Fenerbahçes u shty për 15 minuta për shkak të përleshjes që ndodhi në n tribunë.
Tutje është kualifikuar edhe Viktoria Plzen, pas fitores së sotme 3-0 kundër ekipit hungarez, Ferencvaros, i cili lojën e parë si vendas e kishte fituar me 1-0.
Përderisa, Ajax u kualifikua vetëm pas vazhdimit të lojës shtesë, dy herë nga 15 minuta, me ekipin belg, Union Saint-Gilloise, pas rezultatit 1-2, përderisa rezultati i lojës së parë kishte përfunduar me 2-0 në të mirë të ekipit holandez, si mysafirë.
Më herët për Ligën e Evropës sonte janë kualifikuar edhe Roma, AZ Alkmaar, FCSB dhe FK Bodo/Glimt.