Vajza e Veton Surroit, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas vendimit që është marrur dje nga Qeveria, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit.
“Znj. Zojë Surroi emërohet Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/03/334573885_729068355285733_9164670657481097384_n-2-713x1024-1.jpg)
Marrëdhënia e Kurtit me Surroin
Kryeministri i tanishëm i Kosovës njihjet për ndryshimin e qëndrimeve të tij sa erdhi në pushtet. Dikur ai publicistin Veton Surroi e quante tradhtarë.
Ai në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon.
Por, Kurtin dhe Surroin e kishte bashkuar “urrejtja” që kanë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në vitin 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë numrin më të madhe të votave në Kosovë.
Kësaj fitore i ishte gëzuar edhe Surroi pasi në profilin e tij në “Facebook” kishte shkruar: Në Kosovë fryen erë e lirë.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/03/Capture-3.png)
Ndërsa në vitin 2022 Veton Surroi, Kurti kishte tentuar ta bënte Surroin Sekretar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.