7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK gjatë këtij viti u kryen 623 operacione

- Advertisement -

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 janari deri në muajin nëntor janë kryer 623 operacione të ndryshme të natyrës neurokirurgjike, në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Kurse në total kanë qenë të shtrirë 820 pacientë. Mjekët neurokirurgë kanë kryer edhe mbi 3 mijë vizita ambulantore.

Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ShSKUK po zbatohet projekti për rinovim të sallave operative.

“Krahas kësaj, klinika është furnizuar me aparatura bashkëkohore si Mikroskop Operativ Neurokirugjik me dritë Fluroscente, Aspirues Ultrasonik, Ultratingullin Operator, Neuronavigacion, Endoskop Cranial”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit