29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Në Kinë thuhet se kanë filluar të vendosen “bankomatët” që shkëmbejnë bizhuteri ari me monedha

- Advertisement -

Kina ka prezantuar një lloj të ri të ATM-ve që pranojnë bizhuteri të arit në shkëmbim për para.

Këto makina inovative thuhet se janë vendosur në qendrat e zhurmshme të blerjeve dhe zonat urbane në të gjithë vendin

Ato bëhet e ditur se janë në gjendje të peshojnë, shkrijnë dhe të kreditojnë vlerën përkatëse në llogarinë bankare të përdoruesit brenda disa minutash, përcjell Telegrafi.

Teknologjia, e operuar nga grupi i bizhuterive me bazë në Shenzhen, Kinghood Group, tashmë ka tërhequr vëmendje të madhe.

Kjo ka ndodhur veçanërisht nga banorët më të moshuar që kërkojnë të përfitojnë nga çmimet në rritje të arit.

Të ngjashme

Të fundit