Duket se globalizmi i ka dhënë mundësi kujtdo që ka dëshirë dhe para të udhëtojë ku të dojë. Por ekzistojnë disa vende në Tokë ku asnjë turist nuk lejohet të vërë këmbë.
Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë.
Ishulli Surtsey
Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë.
Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re.
Ishulli i Sentinelit të Veriut
Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje.
Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit.
Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjeta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë.
Ishulli Gruinard
Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit.
Tempulli i madh Ise, Japoni
Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu.
Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda.