Deri tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave në pesë qytete të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka bërë të ditur se këto qytete janë Vushtrria, Fushë Kosova, Dragashi, Juniku dhe Mamusha.
Në Vushtrri janë numëruar të gjitha votat, ku partia e parë ka dalë Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 45,56% të votave, pas tij i dyti është Sylejman Meholli i Lëvizjes Vetëvendosje me 30,63%.
Në Fushë Kosovë janë numëruar të gjitha votat partia e parë ka dalë me 45,14% të votave Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje, pas tij vjen Besnik Osmani i LDK-së me 36,62% të votave.
Po ashtu edhe në Dragash janë numëruar të gjitha votat i pari është Bexhet Xheladini i LDK-së me 43,98%, i dyti është Shaban Shabani i PDK-së me 28,38%.
Në Mamushë fitues me 50,52% i pari është Abdulhadi Krasniq. Në Junik i pari ka dalë Ruzhdi Shehu i LDK-së me 47,91%, i dyti është Agron Kuçi me 40,68%.