Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi, ka thënë për IndeksOnline se mbledhja do të fillojë se do të fillojë për nga ora 16:00.
Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.
Shpallja e rezultateve përfundimtare u vonua për shkak të telasheve të numërimit të votave, si dhe për shkak të rinumërimit të dhjetëra kutive të votimit dhe ankesave.
Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me 40.90 %, PDK e dyta me 22.04 %, LDK e treta me 17.64 %, ndërsa koalicioni AAK-Nisma me 7.46 %.