21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Në Izrael e dënojnë vendimin e Britanisë, Australisë e Kanadasë për ta njohur Palestinën – Netanyahu ende s’ka folur

- Advertisement -

Politikanët izraelitë e kanë dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë për ta njohur shtetin palestinez, një lëvizje që e thellon izolimin e Izraelit në skenën ndërkombëtare, raporton CNN

Kryetari i Knesset-it, Amir Ohana, e quajti kryeministrin britanik Keir Starmer një “pajtues modern që zgjodhi turpin”.

Itamar Ben Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare i krahut të djathtë ekstrem të Izraelit, tha se njohja është një shpërblim për vrasësit dhe “kërkon kundërmasa të menjëhershme: zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit në Jude dhe Samari dhe shpërbërjen e plotë të Autoritetit ‘Palestinez’”.

Judea dhe Samaria është termi që përdoret zakonisht në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, u përgjigj duke thënë se koha kur Britania dhe vende të tjera përcaktonin të ardhmen e Izraelit ka mbaruar.

“E vetmja përgjigje ndaj këtij veprimi anti-izraelit është zbatimi i sovranitetit mbi atdheun e lashtë të popullit hebre në Jude dhe Samari, dhe heqja njëherë e përgjithmonë e idesë së marrë të një shteti palestinez nga axhenda”.

Yair Golan, një politikan izraelit që udhëheq partinë e majtë Demokratët, tha se “njohja e njëanshme” e një shteti palestinez është “një dështim i rëndë diplomatik nga Netanyahu dhe Smotrich – një veprim shkatërrues për sigurinë e Izraelit”.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, i cili ka përfaqësuar familjet e atyre që u morën peng më 7 tetor, tha se ai “dënon njohjen pa kushte të një shteti palestinez nga kombe të ndryshme, ndërsa mbyllin sytë ndaj faktit që 48 pengje mbeten në robëri të Hamasit pas masakrës së 7 tetorit”.

Ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Të ngjashme

Të fundit