Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është rikthyer te deklaratat e pranverës, kur kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje i kishte votat për formimin e Qeverisë, por dje dështoi të formonte qeverinë “Kurti 3”.
Në një prononcim për media, Kurti ka thënë se në atë kohë kishte vullnet nga disa deputetë të opozitës, por ata nuk dëshironin të ekspozoheshin para krerëve të partive të tyre apo mediave.
“Ne jemi pyetur shumë gjatë pranverës. Kur kemi insistuar të kemi votim të fshehtë, deklaratat tona kanë ardhur kur shihej qartë se kishte vullnet nga opozita – por me kusht që të mos ekspozoheshin ndaj krerëve të partive apo mediave,” – ka thënë Kurti.
“Në atë kohë, nëse do të kishte votim të fshehtë, Albulena i ka pasur 61 vota. Insistimi im ishte ‘më testoni’,” – u shpreh ai.






