Chelsea arriti të mposhtë Burnley me shifrat 4-0, një fitore kjo e rëndësishme për objektivin e bluve të Londërs që është Champions League.
Siç dihet tashmë si në gjithë ndeshjet e tjerë të Premier League, u mbajt një minutë heshtje që u shoqërua me duartrokitje në solidaritet me popullin ukrainas, që po përballet me pushtimin rus.
Moment të cilin tifozët e Chelsea e shfrytëzuan për të thirrur në kor emrin e Roman Abramovich, i cili ka lajmëruar shitjen e klubit londinez. Thomas Tuchel nuk i pëlqeu ky veprim i tifozëve të skuadrës së tij.
“Nuk ishte momenti për ta bërë. Kur tregojmë solidaritet, tregojmë solidaritet të gjithë bashkë. Nëse një person i rëndësishëm nga klubi ynë apo një klub tjetër fatkeqësisht vdes, ne tregojmë një minutë respekt, nuk është momenti për të dhënë mesazhe të tjera, është një moment për të treguar respekt.
Ne e bëjmë këtë sepse kështu jemi, tregojmë respekt si klub dhe kemi nevojë që tifozët tanë të angazhohen për këtë minutë duartrokitjeje. Ne e bëjmë këtë për Ukrainën, nuk ka asnjë mendim të dytë për situatën atje.
Ata kanë mbështetjen tonë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku si një klub. E përsëris: nuk është momenti për mesazhe të tjera”, deklaroi trajneri gjerman.