Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti ka mbajtur fjalim para deputetëve me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së.
Kuvendi ka mbajtur seancë solemne. Kryeministri Kurti atribuoi merita të mëdha mbi figurën legjendare të Adem Jasharit dhe familjen Jasharaj.
Kurti tha se në historinë e shtete ndërtimit të Kosovës, Adem Jashari ka një hise të madhe.
“Rezistenca e Jasharëve të Prekazit është unike në vetvete. Në këtë histori të shtet ndërtimit, Adem Jashari ka një hise të madhe. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike”, u shpreh shefi i qeverisë.”, tha Kurti ndër tjera në Kuvend.