Home Sport Në hapje të edicionit KF”Suhareka” mikpritëse e KF”Drenica”

Në hapje të edicionit KF”Suhareka” mikpritëse e KF”Drenica”

0
Në hapje të edicionit KF”Suhareka” mikpritëse e KF”Drenica”

Me hedhjen e shortit për Kampionatin e ri 2023/2024 për Ligën e parë që do të nis më 19 gusht, u bë edhe hapi i parë maratonës së garave për këtë Ligë. Fati deshi që në hapje të këtyre garave KF ”Suhareka” përballë do të ketë KF”Drenica” nga Skenderaji skuadrën që sapo ka lënën Superligën.

“Varet shumë se si do të hedhim hapin e parë për të vazhduar hapërimin tutje në këto gara të këtij grupi ku ndodhën shumë skuadra me nam në futbollin e Kosovës, siç janë Vllaznimi, Trepça 89, Drenica dhe të tjerat, ku gati çdo ballafaqim do të jetë kryendeshje për klubin tonë”, ka shkruar Rrustem Aliaj nga FC ‘ Suhareka”.

“Si do që të jetë kjo është sfida ku mund të tregojmë nivelin e organizimit, përgatitjeve, cilësitë tona duke shfaqur kështu edhe synimet tona të qarta. Me fat e na priftë e mbara!”.

Exit mobile version