5 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Në Gjermani mund të ketë ‘ndalim të vozitjes’ gjatë fundjavave, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Ministri i Transportit i Gjermanisë po kërcënon të ndalojë vozitjen gjatë fundjavave për të përmbushur qëllimet e klimës nëse koalicioni qeverisës nuk kalon reformat në Aktin e Mbrojtjes së Klimës deri në korrik.

“Fakti që amendamenti nuk është ende në fuqi çon në pasiguri të konsiderueshme ligjore dhe faktike”, shkroi politikani liberal Volker Wissing në një letër drejtuar krerëve të grupeve parlamentare të koalicionit, raportoi të enjten gazeta gjermane BILD.

“Kjo nuk i shërben as klimës dhe as reputacionit të qeverisë federale”, tha ai.

Dhe një reduktim i trafikut për të ndihmuar në përmbushjen e qëllimeve klimatike do të ishte i mundur vetëm përmes masave që janë të vështira për t’u komunikuar me publikun, si “ndalimi gjithëpërfshirës dhe i pacaktuar i drejtimit të automjeteve të shtunave dhe të dielave”, shtoi Wissing.

Nëse reformat e planifikuara nuk kalohen nga parlamenti deri më 15 korrik, paralajmëroi Wissing, Ministria për Dixhitalizim dhe Transport do të detyrohet të paraqesë një “program veprimi të menjëhershëm që siguron përputhjen me nivelet vjetore të emetimeve të sektorit të transportit” deri në vitin 2030, i cili do të përfshijnë ndalimin e drejtimit të automjetit gjatë fundjavave.

Ndryshe, edhe kufiri i shpejtësisë së autostradës është një debat i diskutueshëm në Gjermani.

Por në fillim të prillit, Wissing theksoi se qeveria nuk po kërkon të zbatojë një kufizim shpejtësie në autostrada. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit