28.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Në Fushë-Kosovë nis rrënimi i objekteve të uzurpuara, banorët e mirëpresin aksionin

- Advertisement -

Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë vendim për të rrënuar objektet e uzurpuara në hapësira publike.

Inspeksioni, i shoqëruar nga policia, vazhdoi aksionin edhe këtë të premte.

Detaje rreth tij dhanë nga Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Fushë-Kosovës.

Këtë aksion, po e shohin të nevojshëm qytetarët.

“Aksioni është i qëllum. Çka është publike mbetet publike, për të mirën e qytetarëve me pas hapësira më të mëdhaja”, tha qytetari, Afrim Krasniqi.

“Ky aksion duhet me u marr heret me pru vendimin Komuna. Kto mos me i leju hiq, këto ndërtime të egra, se as nuk kena parking, as nuk kena trotuar, mjerrim është…. Une e përkrahi këtë iniciativ. Shumë në rregull është”, tha qytetari Halit Bytyqi.

Ndërsa nga opozita thonë se ky veprim është i vonuar dhe është ndërmarrë tani vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Qytetarët e Komunës të Fushë Kosovës nuk kanë pas ku me ec, nënat me fëmijët me karroca nuk kanë pas ku me shku, personat me nevoja të veçanta, të moshuarit e kanë pas të pa mundur qarkullimin e lirë. Pra për 25 vite Komuna e Fushë Kosovës nuk ka marr as një veprim për lirimin e hapësirave publike. Ajo çka e ka shty për me marr këtë për mendimn timë dhe shumicës së qytetarëve është së janë afru zgjedhjet, është kohë fushate”, tha kreyetarja e degës së AAK-së, Vildane Latifi.

Një aksion të tillë, Komuna e Fushë-Kosovës e kishte ndërmarrë edhe gjatë muajit korrik.

Të ngjashme

Të fundit