6.4 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Në fund të Big Brother prishet miqësia, Londrimi i drejtohet Elijonës: Nuk e kam pritur prej teje

- Advertisement -

Gjatë darkës së finalistëve, Londrim Mekaj, ka shprehur indinjatën e tij ndaj Elijona Binakajt, pasi kjo e fundit e ka quajtur ‘false’ atë.

Ai tha se këtë gjë nuk e ka pritur asnjëherë nga ajo.

“Unë nuk kisha mundur t’i hedh të mirat. Dyshimet ndaj teje kanë lindur veç për faktin që jemi në një lojë, ndërsa sjelljet e tua pas shkuarjes në finale kanë qenë të çuditshme”, u shpreh ai.

 Foto: YouTube

Kjo vjen në fund të këtij edicioni, pasi nesër (e premte) është nata finale.

Duket se miqësia mes tyre ka marrë fund, e kjo me përzgjedhjen si finalistë të këtij edicioni.

Krahas tyre, në finalë janë edhe: Ludo Lee, Hygerta Sako e Klodian Mihaj.

Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të rrëmbej çmimin e madh prej 200 mijë eurosh që ka qenë në fillim, i cili ka rënë për shkak të thyerjes së rregullave.

Të ngjashme

Të fundit