5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Në “Flakën e Janarit” s’ka më akademi për Ibrahim Rugovën, Lutfi Haziri: U bë me poros

- Advertisement -

Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Vetëvendosje ka hequr nga agjenda mbajtjen e Akademisë Përkujtimore për ish-Presidentin Ibrahim Rugova, në kuadër të manifestimit kombëtar kulturor “Flaka e Janarit”. Çdo 21 janar është përkujtuar ish-presidenti Rugova por këtë vit kryetari Alban Hyseni zgjodhi ta fshijë nga agjenda këtë datë.

Programi multikulturore ‘Flakët e Janarit’ mbahej çdo vit, këtë viti qytetarëve të Gjilanit do të ju mungojë 21 janar, data përkujtimore e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Në agjendën e publikuar për vitin 2023 kjo datë është hequr tërësisht.

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një prononcim, largimin e akademisë për Ibrahim Rugovën e ka quajtur të porositur.

Sipas tij, heqja e kësaj akademisë përkujtimore për Rugovën është bërë me qëllim nga grupet e jashtme.

Haziri tha se edhe vitin e kaluar është mbajtur vetëm fal presionit publik.

“Edhe vitin e kaluar e kemi mbajte pas shumë kërkesave dhe presionit publik, këtë vit po shihet që prapë është largu. Është e pakuptim dhe po shihet që është e qëllimshme dhe me porosit sepse Gjilani me të vërtet ka mbetur pa kryetar. Këtu udhëheq një grup jashtë Gjilan që është pjesë e agjendave politike dhe ndërhyjnë në programe, projekte, investime dhe tani edhe në kulturë”, tha Haziri për Insajderin.

Tutje, ai shtoi se përvjetori i presidentit Rugova është mbajtur gjithmonë në programin ‘Flakët e Janarit’, e cila tash është shndërruan në agjendë politike.

“Ka qenë në traditën e manifestimin të ‘Flakëve të Janarit” që të shënohet përvjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugovës. Në çdo 21 janar është shënuar dhe ka qenë pjesë e akademisë multikulturore ”Flakët e Janarit’, tash një agjendë politike”, tha më tej Haziri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit