-0.1 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

“Në favor të VV-së të ketë zgjedhje më 28 dhjetor, kur mërgata është në Kosovë – Nëse zgjedhjet mbahen në pranverë, nuk do jetë ky rezultat”, thotë Albert Krasniqi

- Advertisement -

Albert Krasniqi nga D+, ka thënë se VV-ja ka qenë në favor të zgjedhjeve me 28 dhjetor për shkak të mërgatës që vjen në vend gjatë kësaj kohe.

Krasniqi është shprehur i bindur se nëse zgjedhjet mbahen në pranverë, s’do të jetë rezultati i njëjtë.

‘’Asnjë sondazh nuk ka mujt me parashiku, sepse s’ka qenë trupa zgjedhore në Kosovë për me mat dhe me ditë se ku kanë me dalë partitë politike. Mendoj që diferenca është aty, janë diku 500 mijë qytetarë që kanë ardh shtesë në Kosovë. Të dy këto faktor kanë qenë në favor të VV’së, edhe ata që ikun , janë konsideru që nuk janë votues të VV’së. Trupa elektorale ka qenë e pavendosun në Kosovë. Kjo ka bërë që VV të jetë në favor të asaj që të ketë zgjedhje me 28 dhjetor, atëherë kur mërgata është në Kosovë. Dhe nëse zgjedhjet do t’i mbajmë në pranverën e vitit të ardhshëm, jam i bindur që nuk do të jetë ky rezultat’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit