Sulmuesi anglez, Andy Carroll ka folur për pagën e tij të vogël pasi është transferuar këtë verë te klubi i njohur francez, Bordeaux.
Carrollit i është dashur të heqë dorë nga disa nga gjërat më të bukura në jetë që kur pranoi ofertën e Bordeaux me vlerë 3,500 euro në muaj për të luajtur në kategorinë e katërt franceze.
Sulmuesi anglez, i cili ka luajtur për Liverpool dhe Newcastle United, këmbëngul se po e bën këtë vetëm sepse e ‘dashuron’ futbollin.
“Është thjesht sepse e dua futbollin. Të jem i sinqertë, madje më kushton në para të luaj për Bordeaux”, ka thënë fillimisht 35-vjeçari anglez.
“Por, unë luaj futboll dhe jam thjesht i lumtur që luaj futboll”.
“Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të jem i sinqertë nuk është çështje parash. Në karrierën time, asnjëherë nuk ka qenë çështje parash”, përfundoi Carroll.