Home Opinione Ne epokën digjitale, faqet zyrtare të partive politikë në Kosovë ngjasojnë më ato të vendeve komuniste

Ne epokën digjitale, faqet zyrtare të partive politikë në Kosovë ngjasojnë më ato të vendeve komuniste

0
Ne epokën digjitale, faqet zyrtare të partive politikë në Kosovë ngjasojnë më ato të vendeve komuniste

Shkruan: Astrit Gashi

Vizita në faqet zyrtare të partive kryesore në Kosovë, si Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), etj, tregon një problem të theksuar: mospërditësimi i përmbajtjes, mungesa e dokumenteve kyçe dhe qasja e ngurtë që krijon një atmosferë të epokës së komunizmit, ku përqendrimi është kryesisht te lideri dhe jo te programi apo strategjitë konkrete. Ky është një kontrast i madh me qasjen që partitë politike në një vend demokratik duhet të kenë për të tërhequr dhe angazhuar qytetarët, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

Përmbajtja e papërditësuar dhe mungesa e qartësisë në faqe e japin përshtypjen se këto parti nuk kanë programe të mirëpërcaktuara apo struktura të organizuara të komunikimit. Një faqe zyrtare e mirëmbajtur dhe e përditësuar është pasqyrë e organizimit të partisë dhe tregon përkushtim ndaj transparencës dhe lidhjes me publikun. Publikimi i dokumenteve kyçe, si statutet, programet dhe strategjitë, është jo vetëm një kërkesë ligjore, por edhe një mjet i rëndësishëm për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të forcuar ndjenjën e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

Në një epokë të komunikimit digjital, partitë politike në Kosovë duhet të përqendrohen më shumë në profesionalizmin e tyre digjital. Përditësimi i rregullt i informatave, qasja e lehtë dhe dizajni i qartë janë elemente thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e qytetarëve. Pa këto elemente, rrezikohet të krijohet përshtypja se partitë janë të prapambetura dhe të shkëputura nga realiteti dhe nevojat e qytetarëve të tyre.
Me ketë qaje dhe me migrim të madh të popullsise në zgjedhjet e 9 Shkurtit nuk do dalin më shumë së 30% e popullsië!

Exit mobile version