10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Në emër të lobimit në ShBA, Rakipi shpenzoi 12 mijë dollarë, shumica për dreka dhe darka në Prishtinë

- Advertisement -

589.47 dollarë Rakipi i ka shpenzuar vetëm në dreka dhe darka në Prishtinë.

Për udhëtime ajo i ka shpenzuar 3 mijë e 608 dollarë, ndërkaq për fluturime ka shpenzuar 5 mijë e 169 dollarë.

Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Përveç shumës së paguar sipas marrëveshjes për lobim, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt kanë deklaruar edhe shpenzime shtesë.

Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, në ato që i kanë deklaruar si takime pune, dhe udhëtime.

Pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhet se ata do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kontratave njëvjeçare të nënshkruara më 26 qershor të vitit të kaluar, Rakipi dhe Mustafaj do të paguheshin nga 147 mijë euro për lobim në SHBA nga MPJD-ja për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Pjesën më të madhe të kësaj pagese, ata e kishin pranuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, pjesën tjetër të pagesës parashihet se e kanë pranuar dikur gjatë këtij viti, por të dhënat nuk janë ende publike.

Lobuesit në SHBA detyrohen të dorëzojnë të dhëna çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tyre, sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për këtë arsye kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt – Afërdita Rakipi Communication dhe Ambal LLC – i kanë të publikuara të gjitha shpenzimet e tyre nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

Kontratat e tyre kanë qenë të vlefshme deri në fund të qershorit të këtij viti. MPJD-ja nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë nëse kontrata me këto dy kompani është vazhduar dhe nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet lidhur me këtë temë.

Kompanitë e Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt nuk kanë pasur asnjëherë kontratë tjetër lobimi të regjistruar në FARA. Dokumentet e publikuara në këtë agjenci tregojnë se gjatë periudhës korrik 2023-janar 2024 ata kishin arritur gjithsej gjashtë kontakte.

Rakipi i deklaroi dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Takimin virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, e kanë deklaruar të dy si të mbajtur më 13 tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit