Kordinatori i Departamentit për financa në PDK, Arben Mustafa, tha se në dy vitet e fundit Kosovën e kanë lëshuar mbi 200 mijë njërëz, ku thotë se asnjëherë nuk ka qenë vullneti më i madh për ta braktisur vendin.
Një gjë që është më shqetësuese për të është se vendin po e braktisin edhe ata të cilët janë të kualifikuar dhe kanë grada shkencore, por të cilët nuk po mund të shohin prespektivë në Kosovë.
“Në dy vitet e fundit Kosovën e kanë lëshuar mbi 200 mijë njerëz, asnjëherë nuk ka pas një vullnet më të madh të qytetarëve të Kosovës për të migruar, por ajo që është më shqetësuese është që po migrojnë edhe ata të cilët kanë kualifikime, kanë grada shkencore të cilët nuk po mund të shohin prespektivë në Kosovë”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
Ai thotë se po të kishte zhvillim ekonomik qytetarët e Kosovës do ta shihnin atë përmirësim, pasi që sipas tij sot secili qytetar është më i varfër se që ka qenë më përpara, ku njerëzit po migrojnë për shkak të perspektivës në vend.
“Zhvillimin ekonomik e ndjejnë njerzit, nëse do të kishte me të vërtët përmirësim të ekonomisë njerëzit në Kosovë do ta ndjenin atë përmirësim. Secili qytetar sot është më i varfër se që ka qenë më përpara, dhe njerëzit po migrojnë, nuk po migrojnë nga vullneti për të migruar, por po migrojnë për shkak të mungesës së prespektivës në ketë vend”, shtoi ai.
Mustafa thotë se buxheti i ri për vitin 2024, është kopje e buxhetit të vitit 2023, pasi që pjesa dërmuese e projekteve kapitale kanë qenë të parapara të realizohen në vitin 2023, ku thotë se fatkeqësisht po përcillen nga viti në vit.
“Buxheti i ri për vitin 2024 fatkeqësisht është një kopje e buxhetit të vitit 2023, nëse e shohim buxhetin e vitit 2024 pjesa dërrmuese e projekteve kapitale janë projekte të cilat kanë qenë të parapara të realizohen në vitin 2023, por fatkeqësisht po përcillen nga viti në vit”, u shpreh ai.
Ai thotë se më këtë që ka bërë Qeveria e Kosovës, për buxhetin e vitit 2024, e vërteton faktin se kjo qeveri dëshiron ta ndryshojë strukturën e buxhetit në dëm të investimeve kapitale.
“Ajo qka ka bërë Qeveria e Kosovës me buxhetin e vitit 2024, po e vërteton faktin se kjo Qeveri po dëshiron ta ndryshojë strukturën e buxhetit në dëm të investimeve kapitale të cilat janë kategoria më e rëndësishme për rritje të mirëqenies dhe zhvillim ekonomik dhe po e dëmton në favor të kategorisë së subvencioneve”, tha ai.
Mustafa thotë se ndihmat sociale dhe pensionet nuk janë rritur fare, kanë mbetur aty ku kanë qenë përderisa çmimet po rriten.
Mustafa thotë se ndihmat sociale dhe pensionet nuk janë rritur fare, kanë mbetur aty ku kanë qenë përderisa çmimet po rriten.
“Kjo qeveri nuk është as për një shtet social për shkak se nëse i shohim ndihmat sociale dhe pensionet nuk janë rritur fare, përderisa janë rrit çmimet, ndihmat sociale dhe pensionet kanë mbetur aty ku kanë qenë. Kjo është politika e kësaj qeverie të cilën fatkeqësisht po e shohim të reflektuar edhe në buxhetin për vitin 2024”.