Policia kufitare në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandën me mallra.
Në rastin e parë, në brezin kurfitar Kosovë- Shqipëri është ndaluar një mjet transportues ku kishte duhan.
“Rasti i parë: Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan. Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Ëinston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako.”
Ndërkaq në rastine dytë në rajonin e Gjilanit kanë kontrolluar një subjekt afarist ku kishte mjaltë, shampona, vajra guri, krema dhe të tjera pa dokumente përkatëse.
Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë hasur mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë).”
Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.