0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Në dy raste të ndara, arrestohen pesë të dyshua

- Advertisement -

Rasti i parë: Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë trajtuar një rast ku të përfshirë kanë qenë zyrtarë nga Komuna e Obiliqit dhe një qytetar. Dy të dyshuarit: A. B. dhe N.K.Sh. (zyrtarë komunal), dyshohet se janë përfshirë në veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Kurse, i dyshuari R.H., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ , ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’. Rasti është trajtuar nën dyshimin se një pronë është tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori, R.H., është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti do të vazhdohet në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë: Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, sot më 08.12.2022 në vazhdën e zhvillimit të hetimeve në rastin e njohur si ‘subvencionet’, me autorizim nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dy persona: V.P. dhe P.B., nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘marrja e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’.

Pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit