8.4 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Në dobi të kujt shkon ujdia Kosovë-SHBA për informacionet e klasifikuara (Video)

- Advertisement -
Të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova, nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara.

Por, firmat që u dhanë në dokumentin në fjalë, po thuhet se do të kenë më shumë dobi për amerikanët sesa për palën kosovare, raporton Klan Kosova.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë fare me Kosovën, por ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë dashur që edhe në aspektin juridik ta rregullojnë këtë çështje për informacionet që ata i shkëmbejnë me institucionet e Kosovës”, ka thënë Bedri Elezi, ekspert i sigurisë.

Sipas tij, rregullimi i këtij dokumenti u bë për shkak të së kaluarës jo fort të ndritshme të rrjedhjes së informacionit në Kosovë.

Por, krejt ndryshe mendon një kolonel i pensionuar i Policisë.

Për Rrahman Sylejmanin, kjo është një arritje e madhe, sidomos për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ai është ligj ndërkombëtar që është mbi ligjin vendor dhe aty rregullohen të gjitha sepse ne e kemi edhe ligjin për ruajtjen dhe klasifikimin e informacioneve të brendshme, por kjo ka karakter ndërkombëtar dhe ndikon sidomos në fushën e sigurisë dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, ka thënë ai.

Njohës të kësaj fushe po thonë se më së shumti kujdes për shpërndarjen e informacioneve sekrete duhet të kenë politikanët, sepse rrjedhja e tyre, shumicën e herëve është në dëm të shtetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit