11.6 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Në Ditën ndërkombëtare të Gruas, presidenti Meta dekoroi Edita Tahirin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

- Advertisement -

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me mbështetjen dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, u organizua sot në Institucionin e Kryetarit të Shtetit, aktiviteti nën moton “Gra që Frymëzojnë”.

Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishme gra dhe vajza, të cilat kanë spikatur dhe lënë gjurmët e tyre në fusha të ndryshme të  jetës shoqërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, Presidenti Meta vlerësoi dy zonja të shquara për kontributin e dhënë për fuqizimin e grave dhe vajzave në shoqëri, znj.Edita Tahiri dhe znj.Edlira Çepani.

Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin  “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut” Edita Tahirin: “Në vlerësim të kontributit të vyer në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e faktorit shqiptar në botë, si një figurë e spikatur shqiptare, udhëheqëse, politikane, diplomate dhe negociatore e njohur në proceset paqeruajtëse në Kosovë e në rajonin e Ballkanit.Me mirënjohje ndaj kontributeve të vazhdueshme për fuqizimin dhe mbështetjen e grave dhe vajzave shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e në trojet e banuara nga kombi ynë.”

Ndërsa Edlira Çepani u vlerësua me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”: “Me mirënjohje ndaj kontributit dhe përkushtimit si aktiviste e shoqërisë civile për fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në Shqipëri, për forcimin e barazisë gjinore si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në vlerësim të punës së vazhdueshme në mbështetje të shtresave në nevojë në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer si një zë i fortë në trajtimin e çështjeve sociale në mediat shqiptare

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit