21 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Në ditën ndërkombëtare të gruas, Dhoma ekonomike britanike mbështet barazinë gjinore

- Advertisement -

Dhoma Ekonomike e Britanisë në Kosovë i bashkohet festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe në të njëjtën kohë dëshiron të shpallë bashkëpunimin e saj me Athena Ventures, një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që synon të promovojë gratë në biznes dhe që mbështetet nga Kryetari i Bordit tonë Këshillues Z. Anthony Moore (Themelues, Kryetar dhe CEO i Evrensel Capital Partners). Athena Ventures u themelua nga znj. Louise McCarthy, e cila ka një përvojë shumëvjeçare në sektorin financiar.

BCCK është e kënaqur të zgjerojë Ekipin e saj Këshillues “gratë në biznes” dhe të përfshijë Athena Ventures. Ky bashkëpunim do të rrisë aftësinë tonë për të shfaqur modele të shkëlqyera të barazisë gjinore dhe gjithashtu do të na lejojë të ofrojmë një forum përmes të cilit mund të rriten bizneset e udhëhequra nga femrat.

Ekipi ynë këshillues i “gratë në biznes” përfshin znj. Gwyneth Letherbarrow (një trajnere e vlerësuar me çmime) dhe znj. Arbërore Riza (e cila themeloi HUUMë në Kosovë).

Dhoma Britanike mbështet barazinë gjinore pasi kjo është e mirë për biznesin dhe u uron të gjitha grave që kërkojnë të bëjnë ndryshime në komunitetin e biznesit fat të mirë qoftë me sipërmarrjen e tyre të biznesit ose duke sjellë përvojën dhe këndvështrimin e tyre në Sallën e Bordit.

“Nuk ka dyshime nga BCCK se rritja e barazisë gjinore do të rezultojë në rritjen e biznesit.”
Kryetari i BCCK, Mariano Anthony Davies.


Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit