5.5 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Në ditën e veteranëve, Haxhiu: Krenari të mbash emrin e veteranit të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në organizimin për Ditên e Veteranit në Skënderaj, raporton Scanner.

Haxhiu, që ka qenë edhe ish-ushtar i UÇK-së, e ka quajtur krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes.

“Lum ai që mban me krenari emrin e vërtetë të veteranit të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes. Lum ai që mban me krenari emrin e vërtetë të veteranit të UÇK-së.
Gëzuar Dita e Veteranit, ju trima që sakrifikuat për liri!
Na priftë e mbara në krye me njeriun e vlerave Bedri Hamza- kryeministri i ardhshëm.
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit