Në një kohë të solidaritetit kombëtar me Liridona Ademajn, e cila u ekzekutua në një skemë të rëndë që dyshohet se është orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka gjetur kohë të shijojë ambientet mega luksoze.
Haxhiu është parë duke marrë pjesë në një degustim të hapjes së një biznesi luksoz ndërkohë që gjatë mbrëmjes në Prishtinë u organizua protesta “Drejtësi për Liridonën”.
Në vend që të merrte pjesë në këtë protestë, Haxhiu zgjodhi të shijojë ambientin e një vendi përrallor.