-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Në ditën e parë të vitit, Gjoshi nderon sakrificën e pathyeshme të çlirimtarëve në Hagë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi, nê ditên e parë të vitit të ri, ka folur për ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Gjoshi ka shkruar se duhet të riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për ta dhe përkushtimin tonë ndaj të vërtetës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në këtë ditë të parë të vitit 2025, le të ngremë gotat tona për të nderuar guximin, sakrificën dhe vendosmërinë e pathyeshme të heronjve tanë—çlirimtarëve tanë—që sot qëndrojnë në Hagë, duke mbrojtur të vërtetën dhe kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës.

Sot, ndërsa hyjmë në një vit të ri, riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për ta dhe përkushtimin tonë ndaj të vërtetës. Për mbrojtësit tanë, për lirinë e Kosovës dhe për një vit ku presim që drejtësia të triumfojë —Gëzuar!🥂

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit