5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Në ditën e çlirimit të Kosovës, Sveçla flet për 17 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes!

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Ditën e çlirimit të Kosovës, ka bërë një postim në Facebook, ku mê hapësirë i ka dhënë 17 vjetorit të themelimit të Vetëvendosjes, shkruan Scanner.

“Liria dhe vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim. Sot, festojmë 23 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Liria ka qenë e pashmangshme, ndërsa VETËVENDOSJE!, e domosdoshme”, shkruan ai

Postimi i plotë:

Lirinë e fituam pas një lufte të pabarabartë e me shumë sakrifica, por si popull historikisht e kemi pasur guximin dhe bindjen se duhet rezistuar deri në vetëvendosje të plotë të popullit tonë.

Liria dhe vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim. Sot, festojmë 23 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Liria ka qenë e pashmangshme, ndërsa VETËVENDOSJE!, e domosdoshme.

Me qëllimin për të luftuar ndaj secilës padrejtësi ndaj popullit tonë dhe qytetarëve tanë, Lëvizja u organizua për 17 vite në çdo lagje e qytet, në çdo rrugicë e në çdo familje. Sot, Lëvizja është shtylla e fortë e Qeverisë e dera e hapur e qytetarit për zgjidhje.

Lëvizja do të jetojë sepse ajo nuk është ndalur asnjëherë, edhe kur është përballur me stuhitë më të mëdha që kanë synuar shkatërrimin e saj.
Vullneti, angazhimi dhe atdhedashuria e aktivistëve tanë, do ta mbajë Lëvizjen lartë përherë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=419340250202257&id=100063788556625

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit