Luana Vjollca ishte e ftuar në dasmën e aktores, këngëtares dhe blogeres së famshme, Lele Pons.
Ndërsa u argëtua në masë të madhe, bukuroshja nga Shqipëria u takua edhe me yllin e famshëm, Paris Hilton.
Biondet shfaqen të buzëqeshura, ndërkohë që morën vëmendje me paraqitjet e tyre me plot sharm.
Në dasmën madhështore të Eleonora Pons Maronese (emri i vërtetë) të pranishëm të tjerë ishin edhe: Camila Cabello, Anitta, Diplo, Logan Paul etj.
Autorja e “Zemër Luana” siç u pa ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, Krenar Çoçaj.