16.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

“Në darkë o zemër”, Zbardhen komunikimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit

- Advertisement -

Janë zbardhur pjesë të bisedave mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Beberi, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë.

Ato janë pjesë e dosjes hetimore që po e shqyrton SPAK.

Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku lë takim me vartësin e saj Ervis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021.

“Në darke o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem në garazh Hajde lart më mirë Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar takuar me 3 shtetasit turq.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

Pjesë nga bisedat që janë publikuar nga Panorama:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes. “.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh Hajde lart me mire Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqiť”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

Të ngjashme

Të fundit