23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Në cilat fusha Qeveria Kurti mund të krenohet me suksese?

- Advertisement -

Në paraqitje në vendet ndërkombëtare, e në takime të ndryshme një pjesë të rëndësishme të fjalimeve ia kushton rezultateve në qeverisjen gati tri vjeçare.

Jo vetëm përmes video-adresimeve, por edhe me infografika e shkrime të gjata, kryeministri Albin Kurti po i liston sukseseset që sipas tij Kosova po i korr gjatë këtij mandati.

Një prej tyre që e ka përmendur ka qenë arsimi.

Arsimi publik falas, rritje e buxhetit për 26%, katër mijë bursa për student e disa suksese tjera, Kurti i ka listuar në këtë info-grafikë.

Këtë fushatë të Kryeministrit ekspertët e arsimit po e cilësojnë propagandë. Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit thotë se sukseset e numëruara nga Kurti nuk janë as ide e as arritje e tyre.

“Janë gjëra që ose kanë ndodhur pavarësisht prej Qeverisë ose kanë qenë duke ndodhur në Qeveritë e kaluara ndoshta jo në masë në cilën po ndodhin tash por nuk është asnjëra ide ose arritje ose sukses i veçant i kësaj Qeverije”, ka daklaruar Rron Gjinovci, ORCA.

Në këtë formë Kryeministri i ka reklamuar edhe sukseset sipas tij në nivelin komunal, në fushën e drejtësisë, e po ashtu në fushën e sundimit të ligjit.

Njëra ndër çështjet e përmendura tek kjo e fundit është punësimi i 850 policë të rinj, fakt i cili sipas gazetarit Kreshnik Gashi nuk do të duhet të paraqitej si e arritur.

“Kjo Qeveri nuk ka guxuar me e prek Policinë me Vetting edhe kjo Qeveri nuk guxon me largu prej punës epror të Policisë së Kosovës të cilët janë të nxanun ose të përfolur për afera korruptive”, ka theksuar Kreshnik Gashi, Gazetar.

Gashi thotë se as konfiskimi i drogës në sasi 2.2 ton nuk tregon luftë efektive ndaj drogës pasi që jemi vend tranzit dhe po ashtu as mbyllja e rrugëve ilegale nuk e lufton domosdoshmërisht kontrabandën.

“Rrugët ilegale me u mbyll është punë e lehtë me e marr një bager edhe me shku me e mbyll rrugën, mirëpo problemi është se faktet neve na tregojnë që kontrabanda vazhdon. Anë e mbanë vendit kemi grupe të kontrabandistëve të cilët bëjnë kontrabandë edhe me Shqipërinë, edhe me Serbinë edhe me Maqedoninë”, ka shtuar Kreshnik Gashi, Gazetar.

Gashi insiston se mekanizmat të cilët luftojnë krimin dhe korrupsionin nuk po vijnë në shprehje, dhe se reforma ligjore e premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit