0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Në Bordin e Hidroregjionit emërohet anëtari i VV-së

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordeve të disa ndërmarrjeve publike. Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, ishin fjalët e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, që për disa minuta i harroi sot kur emëroi kryesues të kësaj ndërmarrje, Feim Fetoshi anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosjet.

Më 3 nëntor të 2019, Kurti e kishte pritur Fetoshin në zyret e partisë duke i uruar mirëseardhje në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas, dy vite e gjysmë shërbimi në partin e Kurtit, Fetoshi ia pa hajrin duke u rehatuar nga shefi i tij në një pozitë goxha të rëndësishme.

“Feim Fetoshi nga fshati Fortesë i Rahovecit i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës. Me një bashkëpunim me partner gjermanë, ai ka organizuar tri projekte të mëdha në fushën e teknologjisë prodhuese si në Fabrikën për prodhimin e Styroporit në Xërxë, Fabrikën për prodhimin e hidroizolimeve në Prizren dhe në Fabrikën për prodhimin e Biodiesel në Ferizaj”

“Feimi është themelues i ndërmarrjes Weinkos SH.P.K, që përfaqëson dy kompani gjermane si Eaton’s Begerow dhe WIGOL Reinigungs për Kosovë dhe Shqipëri. Përmes saj, Feimi bashkëpunon me shumë firma prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria në të cilat bën këshillime profesionale për ndihmë në rritjen kualitative dhe në higjienën prodhuese. Suksesin e tij nga përvoja në punë shkencore dhe menaxheriale ai tani e sjell në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Feimit, mirëseardhje i uruam së bashku me Enver Dugollin”, kishte shkruar Kurti për Fetoshin.

https://m.facebook.com/albini2017/posts/719652778534609

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit