15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Në Beograd sot festohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Kosova më 17 shkurt shënoi 16 vjetorin e pavarësisë së saj.

Shtetësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 117 shtete, por jo edhe Serbia fqinje.

Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj të marte, edhe në kryeqytetin e Serbisë do të shënohet përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizimi do të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Aty i ftuar është edhe Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar.

Ai në një intervistë në KlanKosova, njoftoi për këtë organizim. Lutfiu tek autori Enis Reçica, tha se organizimi bëhet nga ana e ambasadorit Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

Luftiu, në Klan Kosova bëri me dije se ky është viti i dytë që po shënohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd nga e njëjta zyre.

Kur u shënua vitin e kaluar, Lutfiu tha se gjithçka pati shkuar mirë, andaj pret që edhe sot të festohet në mënyrë të qetë. Në këtë organizim të ftuar janë personalitete të ndryshme të jetës publike në Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit