Pamje të tjera në mbështetje të Rusisë së Vladimir Putinit vijnë nga Serbia.
Pas shikimit të skenave të një murali kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në rrugë, në rrugët e Beogradit të shtunën është parë një kushtuar presidentit rus Vladimir Putin – me flamurin rus dhe serb dhe ku shkruante “vëlla”.
Murali i Putinit u zbulua në komunën Vraçar të Beogradit, njoftuan mediat vendase, përcjell Telegrafi.
.
Today in Belgrade, a mural appeared depicting Vladimir Putin with the Russian and Serbian flags, and the word “brother.” Anything like this happening in other European capitals? pic.twitter.com/HcGfrYMq3o
— Luka Misetic (@MiseticLaw) March 5, 2022
Kujtojmë se qindra protestues pro-rusë dolën në rrugët e kryeqytetit serb dhe në Mal të Zi të premten për të shprehur mbështetjen e tyre për agresionin rus në Ukrainë.
Me flamuj rusë dhe fotografi të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, protestuesit marshuan në qendër të qytetit të premten mbrëma.
Ata madje përdorën parulla kundër NATO-s./Telegrafi