Luiz Ejlli u bë pjesë e shumë debateve të ashpra për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë së “BBVIP”, ndërsa një prej diskutimeve që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut, të vetë banorëve dhe po ashtu personazheve të njohur të showbiz-it ishte ai me Efin (në momentet e tyre të “armiqësisë”) sa i takon pjesëmarrjes së saj në Për’puthen.
“Për budalla nuk më bën kush. Ka mendu se po më shtrytëzon, por ka për t’i dalë e kundërta. Po bën luftrat e mia kjo, kur unë s’ia kam kërku. E para po të lë ty në hije. Ti mendon se Efi është aq e drejtë, vjen nga Për’puthen ajo o Kiarë” – shprehej Luizi në atë kohë teksa i drejtohej partneres së tij, ndërsa i pyetur dhe i kritikuar nga Arbana Osmani në lidhje me paragjykimin ndaj datin show-t, ai vazhdoi edhe më tej duke thënë se konkurrentët që vijnë nga “Për’puthen” janë mashtrues dhe se s’do ta linte kurrë motrën e tij në një emision të tillë, ku do të njihej me shumë djem në ekran.
Ndërkohë së fundmi fituesit të “BBVIP”, nisur nga fakti që tani Kiara është duke bashkëpunuar me autoren e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, për realizimin e “Kepit të VIP-ave”, i është kërkuar “llogari” nga fansat për deklaratat e tij dhe tani pritet që t’i kërkohet edhe më shumë pasi sot, këngëtari do të behët pjesë e emisionit të dashurisë si opinionist.
https://www.instagram.com/reel/CtRtECAsqWl/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==