8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arrestimi i Liamit në BBV, avokati: Padrejtësi! Për dënimin nuk kishte dijeni as policia, as ai vetë

- Advertisement -

Avokati Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i Armando Osmanit i njohur për publikun si Liam Mandiaro, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka mohuar që banori i shtëpisë më të famshme të ketë pasur dijeni për dënimin me dy vite burg për borxhin prej 6 mijë eurosh. Në reagimin zyrtar, avokati Shehaj shkruan se Liam Osmani është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Keln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë organeve gjermane për ta kërkuar, njoftuar apo për ta thirrur për të dhënë shpjegime. Arrestimin e tij brenda BBV, Shehaj e konsideron një padrejtësi dhe shton se përsa i përket dënimit, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të policisë Tiranë, ku Liami që qëndruar 10 ditë përpara se të futej në BBV.

Reagimi zyrtar i avokatit:

Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne funs as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet  e tij  te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise. Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem.

Sot, u njoftua nga Policia e Tiranës se Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit