![Në Angli e bëjnë të kryer, Mac Allister te Liverpooli Në Angli e bëjnë të kryer, Mac Allister te Liverpooli](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/brighton-1024x576-1.jpg)
Liverpooli tani më e ka ndarë mendjen, derisa përforcimi i parë i tyre për sezonin e ri do të jetë mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.
Kështu raportojnë mediet britanike, me mesfushorin argjentinas, i cili është gati për të bërë hapin e madh të karrierës.
Gjithashtu është bërë me dije se, “The Reds” do të paguajnë rreth 70 milionë euro te Brighton për trasferimin e lojtarit, duke fituar kështu konkurencën e fortë më rivalët.