![Më 27 shkurt mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi Më 27 shkurt mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/rama-1.jpg)
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Podgoricën më datë 27 shkurt.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkëpunimi midis vendeve.
Kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes qeverive, ndërsa në takimin mes dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë.