6.6 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Në 1 vjetorin e “dashurisë” ndahen Lista Guxo dhe Vetëvendosje

- Advertisement -

Në “ditën e zemrave dhe ditën e dashurisë”, siç e quante Albin Kurti para një viti, po i ndahet një pjesë e pushtetit. Lista Guxo me të cilën bëri koalicion për siç thoshte fitoren e madhe të referendumit, sot po i “ndahet”. Guxo pikërisht në ditën e dashurisë po regjistrohet si parti.


Pikërisht në një vjetorin e fitores së pushtetit, “ndahen” Lista Guxo e Vjosa Osmanit e cila pas u zgjedh Presidente e vendit u largua nga udhëheqësia nga Lëvizja Vetëvendosj e Albin Kurtit.

Të dyja bashkë kishin lidhur koalicionin e shpresës sic e quanin. Përmes së cilës thonin se po bëjnë “clirimin” e vendit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti synonte postin e kryeministrit, ndërsa, Vjosa Osmani synon postin e presidentes së Kosovës.

Kurti 2” i kalon 52 ditë qeverisje, si ka ecur deri tani? - Albeu.com

Koalicioni i tyre fitori. Dhe Kurti siguroi pushtetin si kryeministër e Vjosa u votua pastaj si deputete nga deputetët e kuvendit nga shumica e pushtetit.

Lista Guxo e Osmani, në zgjedhjet që u mbajtën sot një vit arriti të sigurojë 5 ulëse të deputetit në Kuvend.

Vjosa Osmani në ditën kur u zgjodh Presidente, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj partiake në listën e saj “Guxo”. Lista mbeti në udhëheqjen e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Por, pikërisht në ditën e “dashurisë”, një vit pas fitores së madhe siç i referoheshin tashmë pushtetarët, Lista GUXO do të regjistrohet si parti politike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit