Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër, ka konfirmuar një zyrtar i Bashkimit Evropian për REL.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Skenari i dëshiruar për palën evropiane është që ky të jetë një takim ku liderët do të bien dakord për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e marrëveshjes.

Kurti, në Forumin Ekonomik në Shkup, ka përmendur Kumanovën si vendin ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s, si elemente që mund të kenë ndikuar që shefi i Bashkimit për Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të përzgjedh Maqedoninë e Veriut si lokacion për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.