5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ndryshoi emrin e djalit pasi nuk i përshtatej, fansat besojnë se ka një arsye tjetër pas veprimit të Kylie-t

- Advertisement -

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie Jenner njoftoi me datë 22 mars se ajo dhe i dashuri i saj, Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre.

Kylie lindi fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt 2022 dhe fillimisht zbuloi se e kishte quajtur djalin, Wolf Webster – por më pas ajo postoi një ‘story’ në “Instagram” për të lajmëruar se kishte ndryshuar mendim.

Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf [emoji duke qeshur]. Ne nuk ndiheshim sikur ishte ai. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo [duke u lutur emoji]. ” – kishte shkruajtur Jenner.

Megjithëse, miliarderja tha se mendonin se emri Wolf nuk i përshtatej të birit, fansat besojnë se ka një arsye tjetër.

Kylie dhe Travis e pëlqyen shumë emrin Wolf, por pasi u djali i tyre erdhi në jetë, u ndjenë sikur emri nuk i përshtatej atij. Ata donin të zgjidhnin emrin e përsosur për të. Kylie do ta zbulojë emrin e tij kur të jetë gati”, tha një burim për revistën People.

Por fansat janë të bindur se arsyeja është përplasja e Jenner me ish-shoqen e saj, Tammy Hembrow.

Influencuesja ka një djalë 6-vjeçar, i cili gjithashtu quhet Wolf. Pasi Kylie zbuloi emrin e djalit, Tammy postoi në “Instagram” një foto të djalit të saj, duke shkruar: “My Wolf (Wolf-i im)”.

Shumë fansa e interpretuan postimin si një thumb ndaj miliarderes se ka kopjuar emrin e djalit të saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit