11.7 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Ndryshimi i orës – cilët njerëz nuk mund të përshtaten për 7 ditë

- Advertisement -

Në natën ndërmjet së shtunës, më 25 tetor, dhe së dielës, më 26 tetor 2025, Kosova kalon në llogaritjen dimërore të kohës.

Ora kthehet një orë pas – saktësisht në ora 03:00, ajo kthehet në 02:00.

Kjo praktikisht do të thotë që nata zgjat një Në natën ndërmjet së shtunës, më 25 tetor, dhe së dielës, më 26 tetor 2025, Kosova kalon në llogaritjen dimërore të kohës.

Ora kthehet një orë pas – saktësisht në ora 03:00, ajo kthehet në 02:00.

Kjo praktikisht do të thotë që nata zgjat një orë më shumë dhe shumë njerëz fitojnë një orë shtesë gjumi.

Çfarë ndikon ora shtesë dhe ndryshimi i orës në organizëm

Edhe pse ndryshimi vjeshtor i orës zakonisht sjell të paktën një natë me më shumë gjumë, vetë ndryshimi i orës prish orën e brendshme biologjike.

Organizatat profesionale për mjekësinë e gjumit theksojnë se çdo ndryshim sezonal i orës mund të shqetësojë përkohësisht ritmin ‘cirkadian’, të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe në përqendrimin gjatë ditës.

Për këtë arsye, prej vitesh rekomandohet heqja e ndryshimeve sezonale të orës dhe ruajtja e kohës standarde, e cila përshtatet më mirë me dritën natyrore të mëngjesit, sipas studimit “SleepReduction”.

Studimet tregojnë se njerëzit përshtaten ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Personat që zgjohen herët zakonisht rikthehen më shpejt në ritëm, ndërsa ata që janë “tipa të mbrëmjes” mund të ndiejnë pasojat deri në një javë.

Edhe pse fitohet një orë gjumi, kalimi mund të sjellë përgjumje të përkohshme gjatë ditës, pagjumësi gjatë natës dhe ndjesinë e prishjes së rutinës, pasi ndryshon koha e dritës së mëngjesit – “dirigjenti” kryesor i orës sonë të brendshme.

Si të përshtateni më shpejt dhe të përfitoni nga ora shtesë e gjumit?

Mos rrini zgjuar deri von të shtunën në mbrëmje. Gabimi më i zakonshëm është që “të hahet” ora e fituar duke qëndruar zgjuar, gjë që e vështirëson përshtatjen. Përpiquni të qëndroni pranë orarit tuaj të zakonshëm të gjumit dhe zgjimit.

Drita e mëngjesit është aleati më i mirë. Hapni grilat ose dilni në dritën e mëngjesit të dielën dhe në ditët pasuese. Ekspozimi i hershëm ndaj dritës natyrale ndihmon në rivendosjen e orës së brendshme, thonë shkencëtarët nga Harvard.

Kujdesuni për higjienën e gjumit. Kufizoni kafen pasdite, shmangni alkoolin para gjumit, fikni ekranet të paktën një orë para se të flini dhe mbani dhomën e gjumit të qetë, të errët dhe pak të freskët.

Planifikoni detyra të lehta të dielën dhe të hënën. Nëse mundeni, lini punët më të vështira për mesin e javës, derisa ritmi të stabilizohet. Zakonisht, trupi përshtatet brenda pak ditësh.

Kush duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm?

Personat me çrregullime gjumi, me sëmundje kronike, si edhe ata që punojnë me turne, mund të ndiejnë më fort pasojat e ndryshimit të shkurtër të orës, madje edhe kur bëhet në drejtim të vjeshtës.

Shoqatat profesionale theksojnë se ora standarde mbron më mirë shëndetin publik, pasi është më e përshtatur me dritën e mëngjesit, ndërsa ndryshimet sezonale shkaktojnë stres të panevojshëm cirkadian.

Të ngjashme

Të fundit