Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka zbuluar së fundmi se dokumenti jozyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike ekziston dhe është ende në qarkullimin në qarqet diplomatike.
Inzko, i cili nuk është paraqitur në media që pas largimit nga posti i Përfaqësuesit së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, ka dhënë një intervistë për mediat sllovene se ky document është në sirtarin e tij që gati katër vjet.
Kujtojmë se në prill të vitit të kaluar dokumenti u publikua fillimisht nga media sllovene, nën autorësinë e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansa e në adresë të presidentit të Këshillit Europian Charles Michell, si një propozim mbi trajtimin e problematikave në rajon pasi Sllovenia të marrë Presidencën e BE-së në korrik.
Duke qenë se ishte një dokument diplomatik jozyrtar që synonte të komunikonte pikëpamje dhe iniciativa të ndryshme pa karakter zyrtar, ai nuk kishte as nënshkrim.
Ekzistenca e këtij dokumenti është mohuar nga kryeministri slloven dhe anëtarët e Këshillit Evropian dhe i gjithë rasti, por duke gjykuar nga deklaratat e fundit të ish-përfaqësueses së lartë, kjo çështje nuk është mbyllur ende.