A e dini që dueti me humoristin Qumilin po ashtu sjell një risi në skenë, dhe gëzim të madh për dashamirësit e këngës së Gilit? Dueti me Ardit Stafaj “Ditët e fundit” solli çmime, si dhe kritikë të mirë, sepse Gili u përpoq me këtë këngë të bëjë çmos për ndaljen e dukurisë së drogës tek ne, kështu që edhe klipi edhe kënga ishin ideal edhe si promovim I fushatës kundër drogës, shkruan “Kosovarja”.
Me shumë ngjyra, stile, por pa rënë kualiteti dhe serioziteti në punë te Gili, ajo gjithnjë tërheq vëmendjen dhe definitivisht lë gjurmë në skenën tonë.
Krijimtaria e saj para luftës në Kosovë, dhe ajo pas nuk dallon shumë.