Me imazhin e Keisi Medinit, u njohëm më tepër gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother 2” dhe duhet thënë që këngëtarja u dallua gjithashtu për format e saj perfekte fizike.
Keisi është tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Nëse jeni mësuar me vajzën bionde me flokët e gjata, Keisi ka vendosur të vijë totalisht ndryshe, duke prerë flokët e saj.
Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme të bëra në profilin e saj të Instagramit, ish-konkurrentja e BBV ka zbuluar për ndjekësit e saj se ka vendosur që t’i presë edhe njëherë flokët e shkurtra, me shpresën që kjo do të jetë prerja e fundit.
Në një tjetër postim në Instastory, ajo ka teguar flokët e saj të shkurtra që sigurisht i që duket e mrekullueshme me pamjen e saj të re.